Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit, reagon Andin Hoti

nga B G2 maj 2023
Pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit, reagon Andin Hoti

Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, reagoi pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, nga kryeministri i Kosovës ALbin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Hoti tha se me miratimin e kësaj deklarate Serbia pranoi krimet shtetërore ndaj popullit të Kosovës.
“Ashtu siç e kam thënë me datë 4 Prill, Serbia më në fund pranoi krimet e saj shtetërore ndaj popullsisë së pambrojtur të Kosovës, duke i cilësuar të zhdukurit si ‘të zhdukur me dhunë’, që parashihen edhe në konventa ndërkombëtare.Serbia për herë të parë pranoj përmes një dokumenti zyrtar, ti hap arkivat e saj shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara.”, shkroi Hoti në Facebook.

Ai u shpreh i bindur se Deklarata e miratuar është vetëm hapi i parë që sipas tij kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe presion të vazhdueshëm të SHBA-ve e BE-së mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur në Kosovë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →