J Balvin, artisti kolumbian ndezi skenën e madhe të Sunny Hill në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
“Të dua Kosovë”, shkroi ai pas performancës së zjarrtë në kryeqytet,
“Kosovë, misioni im ka qenë gjithmonë të arrij vende në çdo cep të botës ku prezenca jonë si latinë në muzikë nuk ishte. Të gjithë ecin ndryshe”, u shpreh më tej J Balvin.
Jose Alvaro Osorio Balvin (emri i vërtetë) që herët u konfirmua se emri i tij është në listën e artistëve pjesëmarrës në edicionin e radhës të festivalit të madh, organizatore e të cilit është këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
37 vjeçari e nisi mbarë e me përshëndetje për publikun shqiptarë.
“Çkemi Kosovë”, tha ai.
Me flamurin e Kosovës në dorë, ai u shpreh i lumtur që performoi para audiencës kosovare.
Sonte(7 gusht) shënon nata e fundit e Sunny Hill Festival, ku pritet të ngjitën në skenë artistë të tjerë./21Media









