Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, Hoxhaj: Kosova të aplikojë sot

nga Venera Grabanica16 mars 2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës është mundësi e artë për Kosovën që të aplikojë për anëtarësim.
Tutje, Hoxhaj ka thënë se mundësi të tilla të arta nuk duhet të injorohen, por të shfrytëzohen.
“Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës! Mundësi të tilla të arta nuk injorohen, por shfrytëzohen! Është koha që Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Rusia është larguar nga Këshilli i Evropës, organizata kryesore për të drejtat e njeriut, javën e kaluar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →