🇽🇰 Kosova
Pas rënies së Assadit, Hoxhaj parashikon që Siria, Iraku dhe Libani do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës
nga Venera Grabanica10 dhjetor 2024
Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mundësitë që i hapen Kosovës për të avancuar procesin e njohjes ndërkombëtare.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar se gjatë mandatit të tij, Pranvera Arabe u shfrytëzua për të siguruar njohje të rëndësishme nga vende si Kuvajti, Egjipti, Libia dhe Jemeni, duke ndërtuar raporte të reja me shtetet arabe sunite.
“Diplomacia e Kosovës duhet të dalë nga moratoriumi i vetë-imponuar dhe të përdorë momentumin aktual për të zgjeruar njohjet ndërkombëtare,” ka deklaruar Hoxhaj, duke sugjeruar njohjen e qeverisë së përkohshme të Sirisë si një hap strategjik.











