Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Pas Rudiger, Chelsea përshëndetet edhe me katër lojtarë të tjerë

nga B.K10 qershor 2022

Para disa ditëve u konfirmua se mbrojtësi Antonio Rudiger është larguar nga Chelsea, ku iu bashkua si lojtar i lirë gjigantit spanjoll Real Madrid.
Por, ky nuk është largimi i vetëm nga Chelsea, pasi që sot klubi konfirmoi se katër lojtarë të tjerë janë larguar nga “Stamford Bridge”.
Tani, Rudigerit i bashkohen edhe mbrojtësi Andreas Christensen, mesfushorët Danny Drinkwater e Charly Musonda, dhe mbrojtësi tinejxher Jake Clarke-Salter.
Christensen ka marrëveshje personale me Barcelonën, ku edhe pritet të bëhet zyrtare transferimi i tij në “Camp Nou” si lojtar i lirë.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →