Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Pas shumë vitesh, FC Besa Peja mbushi stadiumin në Pejë

nga RTV21 Portal18 korrik 2024
Pas shumë vitesh, FC Besa Peja mbushi stadiumin në Pejë

Mbi 2,000 spektatorë që ishin të pranishëm në një nga stadiumet e qytetit të Pejës patën mundësinë të ndiqnin spektakël në ndeshjen miqësore mes FC Besa Peja dhe KF Trepça.

Edhe pse ndeshja përfundoi me rezultat 0:0, pati raste të shumta që e entuziazmuan publikun e shumtë, të cilët ishin të etur për të parë një klub të qytetit me një performancë të tillë të bukur.

Kjo ishte ndeshja e parë testuese e FC Besa Peja pas prezantimit të klubit të dielën e kaluar, e cila pritet të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Një performancë kaq e mirë e klubit të sapoformuar kundër një ekipi me shumë përvojë si KF Trepça i jep shpresë pejanëve se FC Besa Peja do të jetë një ndër pretendentët kryesorë për të kaluar në Super Ligë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →