(Lajm i përditësuar)
Pas vizitës në Prishtinë, Sorenseni shkon në Beograd
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se vizita e tij në Kosovë është në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij.
Pas takimit me kreun e ekipit negociator të Kosovës, zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, diplomati danez tha se do udhëtojë për në Beograd.
Bislimi e pret Sorensenin në takim në Prishtinë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ndodhet në një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, ku është pritur në një takim nga kryenegociatori i Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi.
Këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, konfirmoi takimin për REL por nuk dha më shumë hollësi.
Kjo është vizita e dytë e Sorensenit në Kosovë prej se e mori detyrën në fillim të shkurtit dhe po ndodh në një kohë kur Kosova nuk po arrin ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë e re më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sorensen sot në Prishtinë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron sot në Prishtinë.
Ai pritet të takohet me udhëheqësin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.
KosovaPress mëson se diplomati danez do të qëndrojë vetëm disa orë në Kosovë, në kuadër të një vizite të shkurtër.











