Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Pastrimi” paralajmëron: Borxhlinjët do të dërgohen tek përmbaruesi

nga Gentrita Xhemajli25 nëntor 2025
“Pastrimi” paralajmëron: Borxhlinjët do të dërgohen tek përmbaruesi

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se borxhlinjtë do të dërgohen te përmbaruesit, nëse nuk i shlyejnë borxhet.

Përmes një njoftimi nga Pastrimi u ka bërë thirrje konsumatorët nga komunat Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Obiliq, Drenas, dhe Fushë Kosovë, që të kryejnë pagesën e faturave të mbetura të shërbimit të mbeturinave.

“Nga java e ardhshme, sikur kemi vepruar gjatë tetorit me bizneset, të gjithë konsumatorët, amvisëri, me borxhe të pashlyera do të procedohen në përmbarim, sipas legjislacionit në fuqi. Procedurat e përmbarimit përfshijnë kosto shtesë për konsumatorët, prandaj ju ftojmë që pagesat t’i kryeni sa më herët për të shmangur shpenzime të panevojshme”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →