Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Patrullimi me Policinë e Shqipërinë, Sveçla: Do të shërbejë për parandalimin e aksidenteve

nga B.K1 gusht 2023
Patrullimi me Policinë e Shqipërinë, Sveçla: Do të shërbejë për parandalimin e aksidenteve

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë filluar patrullimin e përbashkët. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo do të shërbejë në parandalimin e aksidenteve, si dhe për sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve, dhe mërgatës, që kenë kujës maksimal në komunikacion.

“Sot ka filluar patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë. Ky patrullim i përbashkët i policive tona i cili ka ardhur si nevojë nga përdorimi i shumtë i akseve tona rrugore nga qytetarët dhe mërgata, do të shërbejë për parandalimin e aksidenteve, sigurinë rrugore dhe krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →