Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK dorëzon nesër kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të ZRRE-së

nga B.K21 prill 2022

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë nesër në ora 11:00 në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Kjo për moszbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Javë më parë, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi masë të përkohshme pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRrE-së pas ankesës së PDK.
Këta të fundit në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit që të zbatojnë vendimin e gjykatës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →