Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK fajëson Konjufcën për (mos)njohjen e Kosovës nga Xhamajka

nga Kaltrina Berila23 shkurt 2020

Sipas PDK-së nuk ka rëndësi kush e ka plasuar i pari lajmin

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka folur për (mos)njohjen nga shteti i Xhamajkës duke thënë se e gjithë përgjegjësia i takon ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Sipas tij, nuk ka rëndësi kush e ka plasuar i pari lajmin.

“Konjufca duhet të kuptojë detyrat që ka, Konjuça e ka bërë publike, le të mbajë përgjegjësitë”, tha ai.

Ndërsa, për sulmin e djeshëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hotit, Bytyçi tha se PDK nuk përkrahë këto veprime.

“Ne nuk i përkrahim këto veprime. PDK ka qenë vetë viktimë të formave tjera të dhunës. Ku zyrtarët tanë jo vetëm qe janë sulmuar me vezë, por edhe u janë djegur veturat familjarëve. Kurti legjitimoi një veprim të tillë, dhe erdhi në pushtet me ato veprime”, tha ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →