PDK-ja do të dorëzojë ankesë në PZAP për votat në Mitrovicë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të dorëzojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë.
Betim Gjoshi, sekretar organizativ i PDK-së në një postimi në Facebook ka shkruar se vota është e shenjtë dhe partia të cilës i përket ai, është e vendosur për ta mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.
“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij në Facebook.
Të hënën në mbrëmje është ndërprerë procesi i numërimit në Mitrovicë për shkak të dyshimeve se ka pasur manipulim të votave. Kjo pasi janë hasur fletëvotime me numra të ndryshëm serik. Komisionerët e PDK-së në Mitrovicë dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar të rikthehen në sallën e numërimit, duke deklaruar se nuk pranojnë ta shkelin ligjin.
Dyshime për keqpërdorim, KQZ sqaron: Ka ndodhur një gabim në shtypjen e kodit të vendvotimit
Ndërkaq në një njoftim vonë të hënën, Prokuroria ka njoftuar se ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të numërimit, deri në sqarimin e kompanisë.
Urdhërohet ndërprerja e numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicë











