🇽🇰 Kosova
PDK-ja s’do të tentojë për të formuar qeveri pas dështimit të Kurtit
nga Kaltrina Berila26 tetor 2025
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se presidentes Vjosa Osmani do t’i thotë që nuk i kanë votat e nevojshme për të formuar qeverinë.
“Nëse na fton presidentja nesër, pyetja e saj do të jetë ‘a keni shumicë’, unë do t’i përgjigjem menjëherë që jo dhe nuk do të tentojmë për ta bërë një shumicë të re sepse një gjë e tillë nuk është e mundshme”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se as VV nuk ka shumicë.
“Fatkeqësisht i bie që duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme sa më parë”, tha ai.









