Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit

nga B G7 korrik 2022

Partia Demokratike e Kosovës po kërkon shkarkimin e ministri të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrit, Hysen Durmishi
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se Auditori u dha vulë pretendimeve të PDK për dallavere, paligjshmëri, korrupsion e hajni në MI.
“Ftojmë Prokurorinë që t’i hetoj këto afera dhe të zbardhë të vërtetat. Është bazë e mjaftueshme që Prokuroria të veproj e kryeministri të shkarkoj ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi”, tha deputetja e PDK-së.
Deliu-Kodra dekalroi  se PDK tre muaj më parë kishte prezantuar 42 kontrata për punë shtesë dhe disa kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →