PDK në Dragash kërkon të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar votat e diasporës
Me votat e diasporës në Dragash është përmbysur rezultati preliminar i shpallur nga KQZ, ku kandidati i PDK-së Shaban Shabani ishte në epërsi.
PDK në këtë komunë dyshojnë se votat nga diaspora i kanë plotësuar pronarët e një agjencie turistike.
“Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë. Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë”, thuhet në postimin në Facebook.
Bexhet Xheladini nga LDK-ja ka marrë 244 vota nga diaspora – në total 5,845, kurse Shaban Shabani i PDK-së, nga diaspora i siguori 54 vota – në total ka 5,702 vota./21Media








