Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK paralajmëron hetim parlamentar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit

nga Venera Grabanica4 shkurt 2020

PDK-ja me komision hetimor parlamentar

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të iniciojë komision hetimor parlamentar për zbardhjen e vdekjes se aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Përmes një komunikate për media PDK-ja ka thënë se do ta trajtojë një nga temat më urgjente në Kuvendin e Kosovës, përmes ngritjes së komisionit hetimor parlamentar.

“Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka treguar se ka dyshime serioze për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg; ose Albin Kurti, ose nomenklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Në njoftimin e tyre, thuhet se PDK-ja do t’i shkojë deri në fund secilës temë të përmendur në seancën e djeshme nga Kryetari Veseli. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →