Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​PDK: Rritja e energjisë elektrike është selektive dhe diskriminuese

nga Gentrita Xhemajli6 maj 2025
​PDK: Rritja e energjisë elektrike është selektive dhe diskriminuese

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka ngritur shqetësimin lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës brenda një mandati të Qeverisë Kurti.

Shala në një konferencë për media, tha se kjo rritje është selektive dhe diskriminuese, sepse godet drejtpërdrejt konsumatorët shqiptarë, ndërkohë që retorika e dikurshme opozitare e kësaj qeverie premtonte ulje drastike të çmimeve dhe rikthim të kontrollit publik.

Ai tha se Qeveria Kurti ka degraduar sistemin energjetik në Kosovë.

Në lidhje me krizën politike dhe ngërçin në Kuvend, ai tha se PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kundërshtimit të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →