Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK sot mbledh Këshillin Drejtues të partisë

nga Kaltrina Berila3 korrik 2023
PDK sot mbledh Këshillin Drejtues të partisë

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues ku temë kyçe do të jetë situata në veri të vendit.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 15:00.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se qytetarët kanë nevojë për qartësi.

“Kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh. Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese. Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai tha tutje se Kurti po e vendos Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara.

“Ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska”, ka thënë Krasniqi./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →