Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Peci: Dialogu mund të ndryshojë, shtyrja e procesit do të jetë në dëm të Kosovës

nga B G5 tetor 2023
Peci: Dialogu mund të ndryshojë, shtyrja e procesit do të jetë në dëm të Kosovës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci pas sulmit në veri të Kosovës, tha në emsionin “Click” në RTV21 se dialogu me Serbinë ka gjasa të ndryshojë.

Sipas tij nuk do të jetë me e vlefshme korniza e dhënë në takimin e fundit në Bruksel për hapat e realizmit të marrëveshjes .

“edhe vet kam qenë skeptik për zbatmin e këtij plani sepse ai më tepër është bazuar në pritshmëri se sa në obligime konkrete. …Unë pres që do të ketë angazhim të nivelit të lartë me siguri të presidentëve francezë, gjerman por ndoshta edhe të nivelit të sekretarit të shtetit Blinken që kjo cështje të mbyllet sa më shpejt që është e mundshme. “, tha Peci.

Ai shtoi se pika tjetër që pret në këtë qasje është marrëveshja që është bërë të vazhdojë me forulimin e të gjitha ankesave të mundshme.

“Unë pres që kësaj marrëveshje t’i bashkangjitet edhe një anek për cështje të sigurisë”, tha Peci.

Më tej ai tha se bashkësia ndërkombëtare e ka të qartë se nëse arrihet sukses në dialog dhe në marrëveshje të plotë do të jetë fundi i muajit nëntor. Kjo sipas Peci pasi qnë vitin e ardshëm do të jetë e vështirë.

“Seribia do tentojë ta zhagit këtë process përmes shpalljes së zgjedhjeve.”, tha Lulzim Peci

Ai shtoi se shtyrja e këtij procesi do të jetë në dëm të Kosobës, pasi që sipas Pecit do të ndikojë në procesine integrimit të Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →