Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Peci kërkon zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në ambiente të mbyllura

nga B G16 mars 2023
Peci kërkon zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në ambiente të mbyllura

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që duke u bazuar në përgjegjësitë ligjore, si dhe interesimin për funksionalitet të plotë karshi mandatit dhe përgjegjësive që ka AUV, të merren masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në teren, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci u shpreh se çdo qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën ligjore që të mbrohet nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit. “Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit”, citohet të ketë thënë Peci.

Ndërkaq, për mos-respektim të ligjit në fjalë si nga personat fizik dhe subjektet juridike do të pasojnë gjobat të cilat gjithashtu i përcakton ligji./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →