(Lajm i përditësuar)
Peci: Zgjedhjet e fundit i kanë mbetur të gjithëve në fyt
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se në Kosovë do të ketë së shpejti zgjedhje, sepse zgjedhejt e fundit i kanë ”mbetur të gjithëve në fyt”.
”Kto zgjedhje i kanë mbetur gjithkujna në fyt, sepse nuk ka fitues të qart, VV i ka mbyllur të gjitha dyertë. I ka mbyllur vetë me qëllim. Nuk e di pse i thërrasin në takime me bisedu me ta. Mendoj qe Abdixhiku ka bërë shumë mirë që s’ka shkuar në takim”, tha Peci.
Peci tutje shtoi se ”me zgjedhje të reja shumë më tepër e ka në dorë VV sesa opozita”.
Peci: Nëse do të kishim ardhur deri te votimi i Qeverisë, do të kishim një Qeveri të ngjashme me Qeverinë Hoti
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se opozita ka bërë mirë që nuk e ka votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
”Opozita ka bërë shumë mirë që nuk e ka votuar raportin, më vjen mirë që edhe opozita e deri tashme si ka pasur votat. Edhe nëse kishim ardhë deri te votimi i Qeverisë, ajo Qeveri do të kishte përfunduar si Qeveri e zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese shumë e ngjashme me Qeverinë Hoti ne kishim pasur edhe një problem tjetër na kish ra Qeveria’, tha Peci.











