Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Peja DT fiton Kupën e Kosovës

nga Egzona Mehmeti28 mars 2022

Skuadra e Peja DT ka fituar Kupën e Kosovës për grupmoshën U12 në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Final 4 i këtij turneut është mbajtur në Rahovec.
Në gjysmëfinalen e parë, siç ka informuar Federata e Basketbollit të Kosovës, Peja DT ka shënuar fitore kundër Ylli 04 me rezultat 42:16, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, SHB Halit Hoxha ka mundur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 36:32.
Ndërkohë, në finale, Peja DT ka triumfuar ndaj SHB Halit Hoxha, me shifrat 40:32.
MVP i këtij turneu është shpallur Edon Taraku i Pejës DT, çmim të cilin e ka ndarë Alban Rama, anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Rama po ashtu ka dorëzuar trofeun e Kupës për skuadrën fituese./21Media
May be an image of 13 people, people standing and indoor
May be an image of 6 people, people standing and indoor
May be an image of 12 people, people standing and indoor
May be an image of 12 people, people standing and indoor

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →