Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Peja shpallet kampione e Kosovës në volejboll

nga Venera Grabanica9 maj 2022

Peja ka fituar ndeshjen e tretë finale të playoffit kundër Lubotenit për t’u shpallur kampione e Kosovës në volejboll për sezonin 2021/22, meshkujt.
Ekipi pejan ka fituar me rezultat 3-0.
Pas përfundimit të ndeshjes u ndanë edhe medaljet për të dy ekipet. Medaljet për vendin e dytë i ndanë kryetari i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kurtbogaj dhe anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Abedin Mehani.
Për kampionët medaljet u ndanë nga Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe anëtari i Bordit të FVK-së, Gazmend Husaj.
Trofeu më prestigjioz në volejbollin kosovar në fund iu dorëzua kapitenit të Pejës, Agron Nikçi, nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →