Dy vëllezër janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete, me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe gjuajtje me armë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, sipas raportit 24-orësh të policisë.
Rasti ndodhi pasditen e së dielës.











