Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Pendarovski ia dha mandatin Spasovskit

nga E.Bullaku3 janar 2020

Formimi i Qeverisë teknike

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ia ka dhënë Oliver Spasovskit mandatin për formimin e Qeverisë teknike.

Pas kësaj, Spasovski dhe anëtarët tjerë të Qeverisë teknike duhet të votohen edhe në seancë plenare, më së voni deri në mesnatën e ditës së sotme.

Marrja e mandatit, vjen pasi paraprakisht Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e dorëzuar nga Zoran Zaevi, ngaqë sipas Ligjit për qeveri, Qeveria teknike duhet të formohet 100 ditë para zgjedhjeve të përkohshme parlamentare që janë caktuar për më 12 prill të 2020-s./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →