Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pendarovski nesër në Kosovë

nga Egzona Mehmeti14 dhjetor 2021

Shefi i shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, shkruan TV21. Pendarovski në Prishtinë do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën si dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Siç bënë të ditur nga kabineti i Presidentit Pendarovski, ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me nderime shtetërore ushtarake dhe me pas do të zhvillojnë një takim tet-a-tet dhe më pastaj do të ketë takim plenar të delegacioneve të të dy vendeve.
Gjatë vizitës, Pendarovski në Pejë do të vizitojë edhe Komandën rajonale të KFOR-it në Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit maqedonas në kuadër të KFOR-it, shkruan TV21./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →