Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

​Pendarovski organizoi pritje për nder të Qeverisë së kryeministrit shqiptar Xhaferi

nga Venera Grabanica28 janar 2024
​Pendarovski organizoi pritje për nder të Qeverisë së kryeministrit shqiptar Xhaferi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski organizoi sot pritje për nder të Qeverisë së sa pozgjedhur.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim,

Kryeministri Talat Xhaferi ka theksuar në një postim të shkurtër në Facebook, se është me rëndësi të veçantë që degët shtetërore të funksionojnë në mënyrë të koordinuar dhe vazhdimisht të bashkëpunojnë në dobi të qytetarëve dhe shtetit.

Ndryshe, në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Deputetët e opozitës, siç ishte paralajmëruar, nuk votuan për zgjedhjen e mandatarit dhe Qeverisë së re.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →