Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Pendarovski: Polarizimi i paprecedentë politik, në nivel të paprecedentë në Maqedoninë e pavarur

nga Egzona Mehmeti9 korrik 2022

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski të premten në “Click Plus” në TV21 ka treguar se polarizimi politik është në shkallë të paparë në Maqedoninë e pavarur.
“Polarizimi i paparë politik është në nivel të paprecedentë në Maqedoninë e pavarur. Kurrë, e mbajmë mend në fillim të viteve ’90 kishte përçarje, kishte probleme, kishte edhe përleshje, demonstrata e kundër demonstratë… Unë isha i prirur të besoja se në kohën e Gruevskit ai polarizimi kishte shkuar në një nivel që nuk mund të shkonte më tej. , tani për arsye të tjera mendoj se më së shumti nuk po përparojmë drejt Europës por mbetemi në këtë pluhur apo baltë ballkanike, që këtu njerëzit vazhdojnë të largohen, ata që kanë mbetur kërkojnë alternativë dhe kërkojnë zgjidhje.”, ka thënë ai.

Pendarovski paraprakisht ka thënë se tani është momenti ideal për të bërë diçka që nuk është bërë më parë, pra një konsensus bipartiak, shkruan TV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →