Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Pendarovski uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram

nga B.K13 maj 2021

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Për fat të keq edhe këtë vit muajin e shenjtë të Ramazanit e kaluam të ngarkuar me pandeminë e kovid-19,në një atmosferë jo të zakonshme, të ballafaquar me kufizime të shumta dhe me masa të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të jetës sonë. Ju faleminderit për qëndrueshmërinë, kujdesin dhe disiplinën. Shpresoj se të pasuruar me fuqinë shpirtërore të cilën e jep Ramazan Bajrami edhe mandej do të mbetemi të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe solidarë dhe do të dalim si fitimtarë në luftën me epideminë, fundi i të cilës, falë vaksinimit të filluar, tashmë po duket”, potencoi Pendarovski.

Mes tjerash Pendarovski kujton edhe rëndësinë e bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

“Të mbetemi të bashkuar dhe së bashku të kontribuojmë në mirëqenien e të gjithë bashkëqytetarëve tanë pa dallim nga përkatësia e tyre fetare, etnike ose cilado përkatësi, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe prosperitet për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në fund të urimit./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →