Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Peniani me test të ri raketor

nga Kaltrina Berila21 maj 2017

Provokimet e Koresë së Veriut nuk kanë të ndalur

Raketa balistike, të cilën e shkrepi Koreja e Veriut, ka fluturuar rreth 500 kilometra dhe besohet se ka rënë në afërsi të brigjeve lindore të vendit.
Shtatmadhëria e forcave të armatosura të Koresë së Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke zhvilluar një analizë të detajuar të testit më të ri.

Është ky testi i radhës nga ana e Penianit, vetëm një javë pasi që Koreja e Veriut testoi me sukses një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, për të cilën autoritetet veri-koreane theksuan se është e aftë të bartë predha bërthamore, shkruan rtv21.tv.

Presidenti amerikan, Donald Trump, qysh më herët ka paralajmëruar se nuk do të lejojë Penianin që të zhvilloi një raketë të tillë.

Krahas testeve bërthamore, Koreja Veriore po përballet edhe me akuzat se qëndron prapa sulmit masiv kibernetik, i cili javën e kaluar bllokoi me qindra mijëra kompjuterë, në mbi 150 shtete të botës. Agjencia Reuters, duke cituar personat që janë arratisur nga veriu në Korenë e Jugut, ka raportuar se agjencia më e madhe veri-koreane e inteligjencës ka një qelizë të veçanti që vepron në kuadër të saj, të quajtur “Njësia 180”, e cila me gjasë është përgjegjëse për disa prej sulmeve më të mëdha kibernetike në botë, shkruan rtv21.tv.

Peniani viteve të kaluara është akuzuar për një seri të sulmeve kibernetike, kryesisht kundër rrjeteve financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koresë së Jugut dhe shtetet tjera.
Ekspertët për siguri kibernetike kanë theksuar se kanë gjetur dëshmi teknike, të cilat mund të lidhin Korenë e Veriut me sulmin me virusin “vona kraj”, nga i cili në fillim të këtij muaji u goditën mbi 300 mijë kompjuterë në mbi 150 shtete të botës. Megjithatë, Peniani ka hedhur poshtë këto akuza, duke i cilësuar si gjepura./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →