Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Për çfarë diskutuan Macron e Putin në bisedën telefonike?

nga Xh.D22 mars 2022

Qeveria franceze ka konfirmuar se ka se presidenti Emmanuel Macron ka folur me presidentin rus Vladimir Putin.
Në një deklaratë të Pallatit Elysee, u tha se telefonata vazhdoi me bisedat e mëparshme e Macron me Putinin në lidhje me një armëpushim dhe shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë.
“Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje, por presidenti Macron mbetet i bindur për nevojën për përpjekje. Nuk ka rrugëdalje tjetër përveç armëpushimit dhe negociatave të mirëbesimit të Rusisë me Ukrainën”, thuhej në deklaratë.
Përveç Putinit, Macron ka folur edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin Italian Mario Draghi përpara samitit në Bruksel i cili do të zhvillohet të enjten.
Thirrja u mbajt për të diskutuar nevojat evropiane për energji në dritën e luftës në Ukrainë dhe shqetësimet e sigurisë ushqimore./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →