Rezultatet e testit PISA, të cilat e radhitën Kosovën në venin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse, kanë nxitur reagime të shumta. Sipas këtij testi, rreth 80% e nxënësve kosovarë nuk e kuptojnë atë që lexojnë. Për këtë rezultat të dobët, përveç ministrisë së arsimit, përgjegjësia adresohet edhe tek shkollat dhe mësimdhënësit.
“Mos funksionimi familje, prind, shkollë, ka prind që luftojnë për fëmijët e tyre për nota më të mëdha dhe nuk ju intereson se a dijnë shkrim lexim apo gjërat elementare, unë e shoh shqetësues faktin e mos intervenimit në infrastrukturë shkollore, bibliotekat shkollore nuk ekzistojnë fare, këndet e leximit njësoj dhe kemi këto rezultate”, tha Osmani.
Përveç ngecjeve në shkrim e lexim, nxënësit kosovarë radhitën pothuajse në fund të vlerësimit për shkencë e matematikë. Mësimdhënësja, Hava Krasniqi, nuk e mohon faktin se disa nxënës kanë vështirësi të theksuara që të kuptojnë mësimet.
“Kemi raste mirëpo sa i për ketë gjeneratave të mija asnjëherë nuk ka ndodhë që një nxënës të kaloj në klasa më të larta pa ditë shkrim dhe lexim…zakonisht ne i shtijmë të lexojnë mirëpo ka fëmijë të ndryshëm që nuk i kuptojnë mësimet dhe ne insistojmë me përsëritje ti kuptojnë ato”, tha Duraku.
Ndërkohë nxënësit e ciklit të ulët në shkollën fillore “Emin Duraku”, flasin për vështirësitë e tyre që hasin gjatë orëve mësimore.
Dështimin e radhës në testin PISA, ministrja e arsimit Arbërie Nagavci e arsyetoi me pandeminë. Në anën tjetër njohës të arsimit konsiderojnë se testit PISA, është pasqyrim real i gjendjes së arsimit në vendin tonë.
”Ne se trajtuam si prioritet nacional dhe tash kur u vlerësuam për herën e 3-të na e kanë treguar vendin në fund të tabelës dhe ata që e lajnë fajin tek pandemia nuk qëndron sepse pandemi patën edhe vendet e tjera…p.sh Serbia në këto kushte është e 40-ta, Kroacia e Sllovenia kanë bërë progres… do duhej të investohet në trajnimin e mësimdhënësve edhe para shërbimit por edhe gjatë shërbimit, sepse me të thanë të drejtën institucionet arsimore janë me ramje të lirë, 32% e shkollave meritojnë të mbyllen sepse nuk i plotësojnë kushtet ligjore elementare për të funksionuar…”, tha Nagavci.
Edhe në vitin 2018 rezultatet e testit PISA për Kosovën ishin shumë poshtë në radhitje. Nga 74 vende pjesëmarrëse, Kosova u rendit e 72-ta. Ndërkaq në vitin 2022 gjendja u përkeqësua edhe më shumë, ku Kosova doli në vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse./21Media









