Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1993 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po e keqpërdorin rrymën, dhe se prej tyre 163 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Kështu njoftoi KEDS përmes një komunikate.
Po ashtu bëhet e ditur se planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të
Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.
“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në njoftim./21Media









