Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Për rusin reagon edhe Presidenca

nga E.Bullaku2 nëntor 2021

Presidenca e Kosovës ka reaguar në lidhur me raportimet se në Prishtinë është parë rusi i shpallur non-grata nga ky institucion dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmanit, e ka quajtur “dezinformatë” lajmin se personi i njohur si Denis Vengerskii po qëndron në Kosovë, duke treguar se personi në foto është shoferi zyrës ndërlidhëse ruse në Kosovë.
“Dezinformatë: Personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës brenda 24 orëve nga shpallja persona non grata, ka shkruar Vela në Twitter.
Edhe Policia e Kosovës ka demantuar shkrimet dhe publikimet e bëra në disa media në Kosovë dhe Shqipëri, për lajmin se rusi i shpallur non-grata nga Kosova shfaqet mes Prishtinës./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →