Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Për Shën Valentin, burri i Ritës publikon momentet gazmore: Më ka torturuar që nga viti i parë

nga Kaltrina Berila14 shkurt 2023
Për Shën Valentin, burri i Ritës publikon momentet gazmore: Më ka torturuar që nga viti i parë

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka tash e dy vjet që është në lidhje me regjisorin, Taika Waititi.
Ajo konfirmoi pak javë më parë se është martuar me Taikan.
Rita ndërkohë ka treguar se ndjehet shumë mirë në krahët e regjisorit nga Zelanda e Re, i cili e mbush me humor gjatë gjithë kohës artisten shqiptare.
Sot në festën e Shën Valentinit, ka qenë Waititi ai i cili ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e tij disa nga këto momente gazmore që kalon me Ritën.
“Boo! Dashuria është e frikshme…Gëzuar Ditën e Shën Valentinit të gjithë torturuesve dhe torturueseve atje jashtë. Sidomos për Rita Orën që më ka munduar që nga dita e parë”, shkroi ai në Instagram./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →