🇽🇰 Kosova
Për shkak të shiut, Prishtina Parking i ka mbyllur parkingjet me ‘rampa’ nga ora 19:00
nga Venera Grabanica23 qershor 2024
Prishtina pasditen e sotme u ballafaqua me vërshime, për këtë edhe “Prishtina Parking” ka mbyllur pikat e parkingut që nga ora 19:00.
Prishtina Parking njofton se kjo është bërë me qëllim të evitimit të incidenteve në punë për punonjësit e ndërmarrjes.
“Që nga ora 19:00, të gjitha pikat e parkingut me laura janë të mbyllura për operim për shkak të rrebeshit të shiut që shkaktoi vërshime. N.P.L. Prishtina Parking është detyruar të mbyll pikat me qëllim të evitimit të incidenteve në punë për punonjësit e ndërmarrjes. Ju bëjmë thirrje për kujdes përgjatë parkimit në këtë kohë”, thuhet në njoftim.









