Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar për bisedat që i ka zhvilluar dje me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Blinken tha se me Kurtin bisedoi për nevojën për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, shkroi Blinken në Twitter.
Ndërkohë, pas kësaj, Blinken njoftoi edhe për bisedën me Vuçiqin, me të cilin nënvizoi rëndësinë e uljes së menjëhershme të tensioneve.
“Ne mirëpresim lirimin e sotëm të policëve të Kosovës dhe vazhdojmë të mbështesim fuqishëm planin trepikësh të BE-së si rrugën më të mirë përpara”, shkroi Blinken pas bisedës me Vuçiqin. /21Media
Kurti bisedon me Blinken: Vuçiqi s’kishte gatishmëri për takim trepalësh në Bruksel











