Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden: Do të siguroj që Shërbimi Sekret të marrë çdo masë për ta mbrojtur Trumpin

nga Venera Grabanica16 shtator 2024
Biden: Do të siguroj që Shërbimi Sekret të marrë çdo masë për ta mbrojtur Trumpin

(Lajm i përditësuar)


Biden: Do të siguroj që Shërbimi Sekret të marrë çdo masë për ta mbrojtur Trumpin

Pas të shtënave me armë zjarri në fushën e golfit të kandidatit republikan për president, Donald Trump, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë nga presidenti Joe Biden.

Bideni është shprehur i lehtësuar që Trumpi është mirë dhe ka shpëtuar nga ky sulm pa u dëmtuar.

Ai gjithashtu njoftoi se ka urdhëruar ekipin e tij të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të ish-Presidentit Trump.


Për të shtënat pranë Trumpit reagon Harris: Dhuna s’ka vend në Amerikë

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, i ka dënuar të shtënat me armë të raportuara pranë vendit ku gjendej kundërkandidati në garën presidenciale Donald Trump.

Ajo ka thënë se është në dijeni për rastin dhe se ndihet e lumtur se Trumpi është mirë.

“Jam informuar për raportet për të shtëna me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida. Ndihem mirë që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, ka shkruar Harris në platformën “X’.


Trump:Jam mirë, nuk dorëzohem kurrë

Të shtëna me armë zjarri u raportuan sot ndërsa ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trump po largohej nga një klub golfi në Florida, raporton New York Post, duke cituar burime.

Sipas burimeve të zbatimit të ligjit, Shërbimi Sekret po heton një incident me të shtëna pranë Trump kur ai po largohej nga klubi i tij i golfit në West Palm Beach Florida.

Kandidati i Republikanëve për president, Donald Trump, ka deklaruar se është “i sigurt dhe mirë” pas të shtënave me armë zjarri në fushën e tij të golfit në Florida.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →