Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përdori revolen zyrtare jashtë detyrës, suspendohet një polic

nga Venera Grabanica11 mars 2025
Përdori revolen zyrtare jashtë detyrës, suspendohet një polic

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës. Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare (me municion privat – jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit.”, thuhet në njoftimin e IPK-se.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →