Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Perëndimi nuk ka mbrojtje efikase nga raketat ruse

nga RTV215 prill 2017

Sipas gjenerali amerikan, Xhon Hajten

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj nuk kanë mbrojtje efikase nga numri i madh i raketave kryqëzorë, të cilat mund të shkrepën nga toka, siç janë raketat, të cilat Rusia së fundi i ka stacionuar në disa lokacione të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Këtë deklaratë e bëri gjenerali amerikan, Xhon Hajten, i cili kryeson komandën strategjike të ushtrisë amerikane.

Ai para ligjvënësve amerikanë tha se një raketë kryqëzorë, e cila shkrepet nga toka, nuk paraqet ndonjë problem serioz, por tërhoqi vërejtjen se situata ndryshon, nëse shkrepet një numër më i madh i raketave të tilla.

Hajten tha se aleatët perëndimor nuk kanë kapacitete për tu mbrojtur nga një sulm i tillë, në veçanti kur bëhet fjalë për mbrojtjen e aleatëve të Amerikës në Evropë.

Ai tërhoqi vërejtjen edhe për kërcënimin gjithnjë e më të madh për satelitët amerikanë, komponentë kjo e rëndësishme e aparatit global amerikan të sigurisë, duke nënvizuar se Kina dhe Rusia janë duke zhvilluar një teknologji të tillë, për të vënë në cak këta satelitë në rast të ndonjë konflikti./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →