Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë reflektim nga Qeveria për energjinë
Përfaqësuesit e bizneseve të sektorit privat janë takuar sot për të diskutuar çështjen e energjisë elektrike dhe ndikimin e saj në aktivitetin e bizneseve, duke adresuar sfidat me të cilat po përballen për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës institucionale.
Sipas njw njoftimi të Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësuesit theksuan se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve, ndërsa disa kompani tashmë kanë filluar të ndjejnë pasojat.
“Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë takime me anëtarët e tyre për të koordinuar hapat e mëtejmë. Të pranishmit ritheksuan rëndësinë e një reflektimi të menjëhershëm nga ana e Qeverisë, përpara se të bëhet tepër vonë për të parandaluar dëmet e mëtejshme në ekonominë vendore”, thuhet në njofitm.











