Një automjet është përfshirë nga zjarri këtë të diel në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë.
Nuk është raportuar për persona të lënduar.
Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë, ku nga zjarri është është përfshirë një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, tha Ahmeti./21Media











