Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfshihet nga zjarri një banesë në lagjen “Bregu i Diellit”

nga Kaltrina Berila23 shkurt 2024
Përfshihet nga zjarri një banesë në lagjen “Bregu i Diellit”

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërsa ka shtuar se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →