Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfundoi e qetë protesta në Gjakovë

nga Egzona Mehmeti6 janar 2019

Pelegrinët serbë nuk erdhën në Gjakovë

Pelegrinët serbë nuk erdhën sot në qytetin e Gjakovës për pelegrinazhin e tyre të rregullt vjetor me rastin krishtlindjes ortodokse.

Që nga ora 08:00 e mëngjesit në qytetin e Gjakovës qytetarë të shumtë protestuan kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në këtë qytet. Ata protestuan sot siç thanë “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Qytetarët në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Gjakova nuk harron”, “Gjakova kërkon drejtësi”, etj.

Ndërkohë, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme i Kosovës, Jetlir Zyberaj ka deklaruar se sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës. Kjo pasiqë sipas Zyberajt, një një gjë e tillë nuk e ka kërkuar askush nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Pelegrinët serbë në mënyrë tradicionale vizitojnë kishën e Gjakovës për krishtlindjet ortodokse. Ndërsa, qytetarët e Gjakovës kanë protestuar edhe viteve tjera kur kanë ardhur pelegrinët serbë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →