Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfundoi pa marrëveshje takimi Kurti- Mustafa

nga B G14 dhjetor 2019

Do të vazhdojnë takimet ditëve tjera

Përfundoi pa marrëveshje takimi mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, i cili zgjati rreth tri orë. Këtë e konfirmuan nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca dhe ai i LDK-së, Avdullah Hoti. Ata thanë se po vazhdojnë intensifikimet ndërkohë që janë dakorduar që të takohen në një ditë tjetrër për vazhdimin e bisedimeve.

“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende marrëveshjen, ditëve tjera do të takohemi…Nuk është përfunduar ende krejt, ende nuk kemi ardhur në një konkludim, duhet të bisedojmë edhe më shumë”, u shpreh Hoti.

“Nuk pati marrëveshje, krejt cka mund t’iu them është se duhet të shohim çka mund të ndodhë në takimet e radhës”, shtoi Konjufca.

Sot në takim mungoi Vjosa Osmani nga LDK, e cila ishte e pranishme dje. Gjatë ditës ka pasur shkëmbime deklaratash në mes të dy figurave kyçe të LDK-së, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, pasi ky i fundit e kritikoi pse ajo u paraqit dje në Kuvend në të njëjtën orë me Albin Kurtin.

Të dy subjektet politike sot kanë zhvilluar mbledhjet e kryesisë. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se nuk është asgjë e sigurtë që do të arrihet marrëveshja me LDK-në, përderisa Besian Mustafa nga LDK, pas mbledhjes se kryesisë ka thënë se kanë përafrime me Vetëvendosjen./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →