Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfundojnë të qeta protestat e serbëve në veri

nga Kaltrina Berila2 shtator 2024
Përfundojnë të qeta protestat e serbëve në veri

Protesta e ish-punëtorëve të komunës paralele në veri të Mitrovicës ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Rreth 100 ish-punëtorë të komunës paralele në veri të Mitrovicës janë tubuar sot në mëngjes, në ora 07:30, para objektit komunal në veri të Mitrovicës, duke protestuar për pamundësinë e tyre për të hyrë në objekt dhe për të punuar.

Bëhet fjalë për objektin ditë më parë institucionet e Kosovës kanë vendosur stemën e Republikës së Kosovës, objekt ai që përdorej nga strukturat paralele.

“Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave. Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente. Rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →