Përfundon dëshminë dëshmitari i 95-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
(Lajm i përditësuar)
Përfundon dëshminë dëshmitari i 95-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në seancë të mbyllur ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 95-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit, kanë përfunduar gjithashtu edhe seancat për këtë javë për të vazhduar më pas me 21 tetor 2024.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Në seancë të mbyllur, fillon dëshminë dëshmitari i 95-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot ka filluar dëshminë dëshmitari i 95-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar është duke deshmuar në seancë të mbyullur dhe pritet që si e tillë të përfundojë.