Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Përfundon ndeshja Ballkani-Malisheva me rezultat 2:0

nga Kaltrina Berila24 nëntor 2023
Përfundon ndeshja Ballkani-Malisheva me rezultat 2:0

Ka përfunduar ndeshja e vetme e ditës së sotme në Superligën e Kosovës, ku Ballkani ka regjistruar fitoren e katërt me radhë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, Ballkani e ka mposhtur 2:0 si mysafirë Malishevën.

Golat për kampionin e Kosovës i shënuan Nazmi Gripshi (minuta e 30’) dhe Albin Berisha (minuta e 45’).

Me pikët e reja, Ballkani ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e parë, 10 pikë më shumë se Drita që zë vendin e dytë.

Në anën tjetër, Malisheva renditet në vendin e katërt në tabelë me 20 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →