🇽🇰 Kosova
Përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Han të Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug
nga B G14 shkurt 2025
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug.
KQZ njofton se në përgjithësi, nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime./21Media











