Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Përfundon pjesa e parë mes Ballkanit dhe Astanas

nga B G26 tetor 2023
​Përfundon pjesa e parë mes Ballkanit dhe Astanas

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Ballkanit dhe Astanas, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas 45′ minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Astana po avancon si mysafire e Ballkanit me rezultat 2:1.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Dusan Jovancic, i cili në minutën e 8′ kaloi Astanan në epërsi. Por, kundërpërgjigja e kampionit të Kosovës ishte e shpejtë, pasi në minutën e 9′ barazoi rezultatin në 1:1 përmes Edvin Kuc.

Ndërkaq, Astana e rigjeti sërish epërsinë, ku Islambek Kuat shënoi në minutën e 24′ për 2:1.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →